Katër raste të rrezikshme kur nuk duhet të hani shegë

Shega është e pasur me antioksidantë dhe sipas studimeve të shumta ndihmon në luftën kundër kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës
Megjithatë në disa raste specifike mund të ketë pasoja negative, të cilat i gjeni të shpjeguara në vijim.
1. Mund të shkaktojnë alergji
Alergjitë janë një nga efektet anësore më negative të shegëve. Ndonëse të rralla, ato janë të rrezikshme për jetën. Simptomat kryesore janë kruajtje, ënjtje, dhimbje në stomak dhe acarim i fytit. Në disa raste, mund të shoqërohen me vështirësi në frymëmarrje, ënjtje e zonës së fytit dhe gjuhës dhe shok anafilaktik (gjendje kërcënuese për jetën që vjen si pasojë e një reaksioni alergjik).
Ç’të bëni në rast se përballeni me alergji: Si fillim, ndaloni së ngrëni shegët. Duhet të kontaktoni me mjekun, por paraprakisht merrni disa masa ta shpejta. Nëse simptomat përfshijnë një gjendje të acaruar të lëkurës, mos e ngacmoni zonën; mos e lani me sapun ose ujë pasi mund të shkaktojë irritim. Butësisht mund të aplikoni një vaj lëkure, që ndihmon në mirëmbajtjen e lagështirës. Mbani veshur rroba prej pambuku.
2. Mund të shkaktojnë reaksion nëse bien në kontakt me disa barna
Një tjetër efekt anësor i shegëve është bashkëveprimi i rrezikshëm me ilaçe të ndryshme, ndaj këshillohuni me mjekun nëse mund të konsumoni shegë teksa merrni edhe barna. Disa prej tyre janë: amitriptyline, desipramine, fluoxetine, tramadol e të tjera.
3. Mund të ulin presionin e gjakut
Studimet kanë treguar se shegët mund të ulin presionin e gjakut dhe ky është një lajm i mirë për shumë njerëz. Megjithatë për personat që kanë luhatje të pakontrolluara të nivelit të presionit të gjakut, këshillohet që të mos konsumojnë shegë.
Po kështu, shegët mund të sjellin problemeve gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, ndaj shmangini të paktën dy javë para një operacioni të planifikuar.
4. Mund të shkaktojnë alergji gjatë shtatzënisë
Nuk ka mjaftueshëm studime për raste të tilla, megjithatë nëse jeni ndeshur më parë me reaksione alergjike, këshillohet që t’i shmangni shegët gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës