Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për katër raste të dhunës familjare që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Sipas raportit thuhet se 2 raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Lipjan dhe një në Graçanicë.


Viktima të këtyre rasteve kanë qenë gratë, të cilat janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre.

Rastet e plota sipas policisë:Prishtinë, 19.10.2021-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Lipjan, 19.10.2021-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Graçanicë, 20.10.2021-17:32.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe maltretuar viktimën femër kosovare,  me të cilën bashkëjeton .Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.  Prishtinë, 19.10.2021-14:00 .Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare .Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.  /Telegrafi/