LAJMI I FUNDIT:

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë
Foto: Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton policia.

Sipas policisë këto raste kanë ndodhur në qytetin e Fushë Kosovës dy raste dhe dy të tjera në Gjilan dhe Skenderaj.

Në të gjitha këto raste të dhunës burrat kishin ushtruar dhunë fizike ndaj grave dhe përpos një rasti në Fushë Kosovë dhe në Skenderaj të tjerët janë dërguar në mbajtje.


Rastet e dhunës në familje sipas raportit 24 orë, të policisë:

 Fushë Kosovë 06.11.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 05.11.2022 – 22:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti lirohet në procedurë të rregullt.

Gjilan 06.11.2022 – 14:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Skenderaj (DN: 827-327) 05.11.2022 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori