Katër personave iu është ngritur aktakuza për vjedhjen e një tualeti me ari me vlerë 5.5 milionë euro që u zhduk nga Pallati Blenheim në Angli në një bastisje gjatë natës në shtator të vitit 2019.
Instalacioni artistik, i titulluar “America”, ishte pjesë e një ekspozite të artistit konceptual italian Maurizio Cattelan, transmeton Telegrafi.
Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) tha të hënën se kishte autorizuar kallëzime penale kundër katër burrave, të cilët do të paraqiten në gjykatën e magjistraturës së Oksfordit më 28 nëntor.
Tualeti, i cili mund të përdorej me një afat kohor prej tre minutash për të shmangur radhët, ishte ekspozuar vetëm për dy ditë kur u vodh.
Guaska e tualetit ishte vendosur si një vepër arti në pallatin e Oxfordshire, vendlindja e Winston Churchill.
Vjedhja kishte shkaktuar përmbytje dhe dëme në shtëpinë madhështore të shekullit të 18-të. /Telegrafi/