LAJMI I FUNDIT:

Katër persona shpëtojnë gjallë në aksidentin ku vetura u nda në gjysmë

Katër persona shpëtojnë gjallë në aksidentin ku vetura u nda në gjysmë

Sikur të shikoni vetëm të mbeturat e veturës, do të mendoni se askush nuk ka mundur të shpëtojë në këtë aksident.

Por, katër meshkuj kanë qenë me fat, kur vetura e tyre devijoi nga rruga dhe u përplas në trungun e një peme, transmeton Telegrafi.

Vetura është ndarë në gjysmë. Katër ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bartur të lënduarit, dy prej tyre në gjendje të rëndë.


Meshkujt në vitet e njëzeta janë shtruar në spital, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/