Edhe pse numri i të infektuarve nga pandemia është në rritje në tërë Kosovën, komuna e Ferizajt vazhdon të jetë një nga komunat me numër më të vogël të të prekurve me virusin Covid-19, megjithëse në fillim të pandemisë ishte një nga komunat lidere sa i përket numrit të rasteve me coronavirus.
Kryetari Agim Aliu ka thënë për KP se pavarësisht numrit të madh të testeve, ka rezultuar që numri më i madh i tyre të jetë negative.
Megjithatë, duke e marrë parasysh rritjen e rasteve në nivel vendi, ai thotë se edhe komuna e Ferizajt mund të ballafaqohet me një numër më të madh të të infektuarve.
“Në këtë fazë kur tashmë është duke filluar faza e dytë, apo vala e dytë Covid-19, në përgjithësi ka qenë më e qetë dhe kemi pasur më pak raste karshi komunave tjera. Pavarësisht faktit që kemi pasur një numër të konsiderueshëm të testeve, me dhjetëra e qindra teste, ka rezultuar që shumica prej tyre kanë qenë negative. Pra kemi pasur dukshëm numër më të vogël të rasteve me Covid-19 edhe në këtë fazë por sigurisht që kjo nuk do të thotë që ditëve në vijim të mos kemi raste me Covid, kur kemi parasysh ngritja që është duke u bërë në mënyrë të vazhdueshme… Tashmë dihet që shifrat në rang të republikës janë në mes 200 dhe 300 dhe kjo tregon që shumë shpejt edhe ne në Ferizaj mund të ballafaqohemi me një numër më të madh të rasteve të të prekurve me Covid-19”, ka thënë Aliu.
E sa i përket rritjes së numrit të rasteve me Covid në shkolla, Aliu thotë se kjo komunë ka vetëm katër nxënës dhe dy mësimdhënës që kanë rezultuar pozitiv me këtë virus dhe se nuk ka pasur nevojë për mbyllje të tërësishme të atyre shkollave.
“Jo nuk ka pasur nevojë të mbyllen… sepse ne nuk kemi pasur raste të shumta me Covid-19, në fakt tashmë i kemi vetëm dy mësimdhënës që janë aktiv me Covid-19, dhe katër nxënës që janë pozitiv me Covid, që tregon se nuk ka pasur nevojë, dhe nuk ka nevojë, por ajo që ne kemi bërë dhe që po bëjmë vazhdimisht është apelimi i respektimit të masave dhe çdo shkollë është është e obliguar dhe janë duke i marrë të gjitha masat dhe veprimet në mënyrë që të ketë mbrojtje nga Covid-19”, thotë Aliu.
Ndërsa thotë se për mësimdhënësit dhe nxënësit që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, janë marrë masat e izolimit dhe se janë bërë testime ndaj personave që kanë pasur kontakt me të infektuarit dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
“Janë marrë masa të izolimit dhe sigurisht se priten testime për komunikimet që ata kanë pasur, por sipas rezultateve që kanë ardhur kanë rezultuar negative rastet tjera, kështu që ka bërë më të lehtë menaxhimin e situatës në këto shkolla ku kemi pasur raste me të prekur me covid-19”, ka thënë Aliu.
Kryetari Aliu shpreson që komuna e Ferizajt të vazhdojë ta ketë numrin e vogël të rasteve me Covid-19, përderisa thekson se nuk duan të kthehen në fazën kur ka pasur mbyllje shkollash ose edhe izolim të qytetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët