Katër lloje veshjesh që duhet t’i hiqni qafe menjëherë

E gjeni ndonjëherë veten duke parë dollapin plot me rroba dhe duke u ndjerë sikur nuk keni asgjë për të veshur?
Gjatë kohërave të vështira, mund të duket sikur i vetmi shpëtim është të bëni blerje – por blerja është gjëja e fundit që duhet të bëni.
Vetë fakti që sapo keni parë një gardërobë të mbushur plot me rroba dhe i keni thënë vetes "këtu nuk ka asgjë", dëshmon se nuk po mendoni si duhet, shkruan Cosmopolitan.
Nga cilat veshje duhet të hiqni dorë?
Të brendshmet dhe bluzat janë në rregull, por nëse vëreni se keni dhjetë fustane me lule, nuk është shenjë e mirë, veçanërisht nëse pëlqeni një ose dy më shumë se të tjerët. Zgjidhni të preferuarit tuaj.
Rroba që nuk i keni veshur kurrë, ose i keni veshur vetëm një herë
A janë shumë prej tyre nga i njëjti dyqan? A janë blerë për raste të veçanta? A kishte zbritje? A përshtaten me stilin tuaj? Bëni këto pyetje dhe do ta kuptoni se nga cilat veshje duhet të hiqni dorë.
Çfarë ndryshoi? A po kopjonit një stil që mendonit se dikujt tjetër i dukej bukur? Hiqni dorë nga këto rroba dhe flakini tutje, citon Anabel.
Çdo gjë që nuk përshtatet ose do të përshtatej nëse do të ishit ndryshe (më e dobët, më e kolme, më e gjatë, më e shkurtër, çfarëdo).
Shihni të gjitha veshjet që keni dhe që nuk përshtaten më. Çfarë nuk shkon? A janë kopsat? Prerjet? Kushtojini vëmendje të veçantë dhe nëse mendoni se nuk ia vlen t’i keni, hidhni ose falini. /Telegrafi/



















































