LAJMI I FUNDIT:

Katër koalicione në zgjedhjet e 6 tetorit

Katër koalicione në zgjedhjet e 6 tetorit

Edhe zyrtarisht ka përfunduar afati për partitë politike, të cilat kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes koalicioneve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Katër koalicione janë certifikuar për të garuar në zgjedhjet e parakohshme – është ai në mes AAK-së dhe PSD-së, Nisma-AKR-PD, Koalicioni Vakat dhe Koalicioni Sloboda.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se afati ka përfunduar në orën 24:00.


“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për partitë politike, të cilat kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes koalicionit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 6 tetor 2019. Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (27 – 30 gusht) në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim janë deklaruar këto Parti Politike se do të kërkojnë certifikim përmes Koalicionit:

Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet tri partive politike: Demokratska Stranka Bosnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bosnjaka.

Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet dy partive politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate.

Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet tri partive politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

Dhe Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet dy partive politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova”, tha ai.

Elezi ka thënë se kjo ka qenë periudha për deklarim të pjesëmarrjes në zgjedhje përmes koalicioneve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha subjektet politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare), të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor se afati i aplikimit për certifikim për Subjekte Politike dhe Kandidatët e tyre përfundon më 6 shtator. Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri 18:00, ndërsa në ditën e fundit të afatit aplikimet mund të dorëzohen deri në orën 24:00″, ka thënë Elezi. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova

Lajme
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Lajme
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur

Lajme
Vendimet e Speciales –  Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës

Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës

Drejtësi
Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale

Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale

Lajme
Kalo në kategori