LAJMI I FUNDIT:

Katër këndvështrimet për dialogun Kosovë-Serbi

Katër këndvështrimet për dialogun Kosovë-Serbi

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, është deklaruar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Miftaraj thotë se janë disa këndvështrime, perspektiva, strategji dhe qëllime të ndryshme për dialogun, transmeton Telegrafi.

Ai në postimin e bërë në Facebook, ka shkruar për këndvështrimin e Kosovës për dialog, atë të Serbisë, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Këndvështrimi i Republikës së Kosovës:

Dialogu shumicën e kohës në pesë vitet e fundit shfrytëzohet nga partitë politike për poena politik, linçim të kundërshtarëve politik, pa vizion, mungesë platformë dhe strategjie se çka duan të arrijnë nga dialogu.

Këndvështrimi i Serbisë:

Status-quo, tejzgjatje e procesit të dialogut me strategjinë se në 5, 10 apo 15 vitet e ardhshme mund të ndryshon fuqia vendim-marrëse e shteteve/fuqive në politikën botërore, me theks të veçantë dobësimi i ShBA dhe aleatëve tjerë të Kosovës.

Këndvështrimi i BE-së:

Njëjtë si Kosova, edhe BE nuk ka vizion dhe strategji lidhur me atë se çka duan të arrijnë në fund të këtij procesi. Mungesa e lidershipit dhe vullnetit në BE, përputhet me interesin dhe strategjinë e Serbisë, për të vazhduar status-quo, të tej zgjatet procesi i dialogut në pafundësi, dhe të mjaftohen dhe vet kënaqen vetëm me faktin se palët nuk u pajtuan me asgjë, por u pajtuan të vazhdojnë të dialogojnë.

Këndvështrimi Amerikan:

Vizion dhe strategji që dialogu të këtë sukses, në një afat sa me të shpejtë të arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi, Kosova pjesë e OKB. Përkundër vullnetit dhe kërkesës së ShBA, rrugës po ballafaqohet me pengesë të trefishtë nga Kosova, Serbia dhe BE, për të ardhë deri tek zgjedhja finale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori