Katër filozofi për jetën që kanë njerëzit në vendin më të lumtur të botës

Për gjashtë vitet e fundit, Finlanda është renditur si vendi më i lumtur në botë. Frank Martela, është psikolog dhe pedagog në Aalto University dhe shpeshherë ka analizuar atë që bëjnë njerëzit në këtë vend, nga mënyra si flasin, si sillen dhe shprehjet që përdorin më shpesh
Ju mund të habiteni kur të kuptoni se finlandezët janë shpesh të parët që vënë në dyshim lumturinë, por ata kanë instrumentet e tyre për ta matur këtë gjendje. Megjithatë, hulumtimi ka treguar se ata që kërkojnë më dëshpërimisht lumturinë priren të jenë më pak të lumtur.
Pra, nëse lumturia e vërtetë arrihet më së miri në mënyrë indirekte, pa i kushtuar shumë vëmendje, kjo është diçka në të cilën finlandezët shkëlqejnë.
Një pjesë e madhe e kënaqësisë së tyre vjen nga mënyra se si institucionet e vendit kujdesen për qytetarët e saj. Por, kultura dhe vlerat luajnë gjithashtu një rol kyç në mënyrën se si i qasen jetës dhe lumturisë. Përtej kësaj, ata kanë katër filozofi për jetën që i zbatojnë më shpesh dhe gjatë gjithë kohës, shkruan CNBC.
1. “Kush ka lumturi duhet ta fshehë atë”
Në Finlandë, njerëzit priret të besojmë se nëse e kanë gjetur lumturinë, nuk duhet ta tregojnë atë. Me siguri, kjo është një filozofi e çuditshme. Pse duhet ta fshihni buzëqeshjen tuaj kur bota ju trajton mirë?
Është natyra njerëzore që shpesh çon drejt krahasimit të vetes me të tjerët, gjë që shpesh ka një efekt negativ në lumturinë tonë. Megjithatë, në Finlandë dhe vende të tjera nordike, njerëzit priren të jenë më të pavëmendshëm ndaj këtyre krahasimeve duke pasur fokus më shumë te përmbajtja.
2. “Pesimisti nuk zhgënjehet kurrë”
Kjo është një thënie e vjetër finlandeze pa ndonjë origjinë të qartë. Ju besoni se pengesat janë një fakt i jetës. Do të përjetoni dhimbje, zhgënjim, madje dhe tragjedi. Kjo nuk është diçka nga e cila duhet të trembeni sepse dihet se njerëzit kanë mjete që nevojiten për t’i përballuar emocionalisht këto sfida. Cilado qoftë situata juaj, ka gjithmonë diçka që mund të përmirësohet.
Pranimi i këtyre betejave të pashmangshme, duke u fokusuar në atë që është ende në duart tuaja dhe mund të përmirësohet, do t’ju mbajë aktivë dhe energjikë edhe në kohë të vështira.
3. “Secili është ‘farkëtar’ i lumturisë së vet”
Kjo filozofi të kujton faktin se ne të gjithë duhet të krijojmë lumturinë tonë duke mos pritur që të na serviret në një pjatë argjendi. Ndërsa secili duhet të marrë përgjegjësinë për jetën e tij, hulumtimet tregojnë se kush jemi, çfarë mund të arrijmë në jetë dhe lumturia jonë është shpesh e projektuar te mbështetja e njerëzve në jetën tonë, nga miqtë, familja, kolegët etj.
4. “Disa kanë lumturi, të tjerë kanë diellin”
Kjo është një tjetër shprehje finlandeze që përdoret prej më shumë se 100 vitesh. Shumica e finlandezëve e kuptojnë se ndërsa ka aspekte të jetës ku mund të ndikojnë ose të bëjnë ndryshime, ka kaq shumë gjëra që thjesht nuk mund t’i kontrollojnë, citon Anabel.
Pra, nuk ka kuptim t’i keni zili ata që janë të lumtur tani, edhe nëse jeni vërtet në vështirësi. Pavarësisht situatës, gjithmonë mund të mbështeteni në një gjë: herët a vonë, dielli do të lindë edhe për ju! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Qentë e nuhasin gënjeshtarin
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit