Katër arsye pse fëmijët kafshojnë të tjerët: Mos u shqetësoni, kjo fazë është kaluese

Mund të jetë mjaft e vështirë për prindërit të kuptojnë pse fëmijët e kanë zakon të kafshojnë të tjerët rreth tyre
Ka shumë arsye pas kësaj sjelljeje të fëmijës dhe pothuajse asnjëra prej tyre nuk tregon sjellje agresive ose të keqe.
Edhe pse diçka e tillë mund të jetë shumë zhgënjyese, veçanërisht nëse fëmija është në një kolektiv dhe thuajse çdo ditë dëgjoni raporte nga edukatorët për përpjekjet (por edhe sukseset) e tij për të kafshuar fëmijët e tjerë, duhet të dini se kjo fazë me siguri do të kalojë, transmeton Telegrafi.
Pse kafshojnë fëmijët?
Dalja e dhëmbëve
Për të ditur se është kështu, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje nëse fëmija e ka zakon të kafshojë gjëra të tjera, si lodrat, jastëkun e tij apo kopertinën e librit. Në këtë situatë, fëmijës duhet t’i ofrohet ndonjë çamçakëz ose të lyhet me kremra që qetësojnë mishrat e dhëmbëve.
Ata eksplorojnë botën
Që nga lindja, fëmijët eksplorojnë mjedisin e tyre, duke përdorur gojën si udhërrëfyes. Ai do të vendosë gjithçka që mundet në gojë për t’u njohur më mirë me të.
Do t’ju tingëllojë e çuditshme sepse ju përdorni sensorë të tjerë si prekja, nuhatja ose shikimi për t’u njohur me objektet në mjedisin tuaj, por fëmijët më së shumti i besojnë shqisës së tyre të shijes. Kafshimi është vetëm një mënyrë për të mbledhur informacion.
Një mënyrë për të shprehur pakënaqësinë
Kur fëmijët janë të pakënaqur me diçka, të zemëruar apo edhe të hutuar, reagimi i tyre i zakonshëm është thumbues. Kjo është në fakt përgjigja e tyre e parë ndaj emocioneve të forta që ata nuk dinë ende si t’i përpunojnë. Ngjashëm me goditjen e fëmijëve të tjerë, kafshimi është praktikisht një vendim impulsiv. Edhe pse kjo sjellje konsiderohet normale, ajo nuk duhet të kalojë e pakontrolluar.
Si prind, duhet ta ndani fëmijën nga personi që e ka kafshuar, të konfirmoni zhgënjimin e tij, t’i shpjegoni se sjellja e tij nuk është e mirë dhe t’i jepni një mënyrë tjetër për t’u shprehur. Në këtë rast, është shumë e rëndësishme të jeni të qëndrueshëm dhe t’i transferoni metodat tuaja tek mësuesit e kopshtit.
Ata duan vëmendjen tuaj
Është e mahnitshme se sa shpejt dhe lehtë fëmijët mërziten, edhe kur nuk e dinë se çfarë do të thotë në të vërtetë. Ata gjithmonë kanë nevojë për ndonjë aktivitet që do të mbajë vëmendjen e tyre. Ajo që fëmijët duan më shumë janë aktivitetet që përfshijnë të rriturit dhe fëmijët e tjerë.
Nëse ndodh që fëmija të neglizhohet për ndonjë arsye, ai mund të fillojë të sillet në mënyrë destruktive. Ndoshta keni qenë shumë të zënë me gjëra të tjera dhe nuk e keni vënë re sa pak kohë keni kaluar me fëmijën tuaj dhe kafshimi është mënyra e tij për të tërhequr vëmendjen tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë