Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se në rend dite sot do ta përfshijë edhe amandamentimin e ligjit për veteranët, me të cilin do të bëhet kategorizimi i veteranëve dhe varësisht prej kategorisë do të përshkallëzohen edhe pensionet dhe beneficionet.
Kryeparlamentari Veseli, i cili mësohet se ishte “motori” i këtyre ndryshimeve, edhe sot në mëngjes ka mbajtur një takim me veteranët, transmeton KosovaPress. Me këto ndryshime, pensioni i veteranëve ndahet në tre kategori. Në kategorinë e parë përfshihen veteranët luftëtarë të UÇK-së, të mobilizuar në luftë nga viti 1991, deri më 5 mars 1998, të cilët kanë qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës. Kategoria e parë do të marrë pension mujor prej 250 euro. Në kategorinë e dytë përfshihen veteranët luftëtarë të UÇK-së, të mobilizuar në luftë nga lufta pas datës 5 mars 1998 dhe që kanë qenë aktivë deri në ditën e përfundimit të luftës. Kategoria e dytë do të marrë pension mujor prej 170 euro.
Ndërsa, në kategorinë e tretë përfshihen veteranët luftëtarë të UÇK-së, të mobilizuar në luftë pas datës 31 mars 1999 e deri në përfundimin e luftës. Kategoria e tretë do të marrin pensione mujore prej 120 euro.
Sipas këtij, amandamentimi të ligjit, pensionet do të vazhdojnë të paguhen në mënyrë të njëjtë si deri më tash, deri sa të bëhet kategorizimi nga ana e komisionit.
Buxheti i përgjithshëm për realizimin e pagesës së pensionit të veteranit luftëtarë të UÇK-së nuk mund të tejkalojë 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor në vit. Pas pagesës së pensioneve, mjetet që mbesin pa u shpenzuar nga kjo përqindje nuk i kthehen buxhetit të shtetit, por u shpërndahen të gjitha kategorive proporcionalisht për pensionet e veteranëve.
Sipas ndryshimeve të këtij ligji, pas aprovimit dhe hyrjes në fuqi, veteranët do të kenë të drejtë edhe të punojnë, por nëse punojnë nuk gëzojnë pensionin e plotë, mirëpo vetëm 50% të shumës së paraparë me ligj. Ndërsa, nëse veterani luftëtar jeton në shtete tjera, përjashtimisht shtetet fqinje, statusi i njihet, por nuk mund të jetë përfitues i pensionit dhe beneficioneve të tjera.
Gjithashtu, me këtë ligj themelohet edhe Komisioni për kategorizimin e veteranëve, duke u mbështetur në të dhënat që gjenden në dokumentet bazike mbi të cilat është bërë aplikimi dhe u është njohur e drejta në statusin e veteranit të luftës së UÇK-së. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa