Kate Moss, 51 vjeçe, shkëlqeu në rreshtin e parë të shfaqjes së Calvin Klein gjatë Javës së Modës në New York, duke mahnitur me një fustan ari të mëndafshtë.

Supermodelja e kompletoi pamjen e saj elegante me një pallto të zezë dhe këpucë klasike Mary Jane, ndërsa aksesorët e thjeshtë e bënë të dukej edhe më e sofistikuar.


Kate u shfaq në humor të mirë teksa qëndroi pranë aktorit suedez Alexander Skarsgard dhe modeles Grace Burns, vajzës së Christy Turlington, shkruan DailyMail.

94982095 14373555 image m 2 1738954798152

Në këtë event të mbushur me yje, të pranishëm ishin gjithashtu Anna Wintour, stilisti Calvin Klein dhe figura të njohura si Bad Bunny, Simone Ashley dhe Louisa Jacobson, të cilët shfaqën stile unike.

Paraqitja e Moss vjen gati një dekadë pas bashkëpunimit të saj të fundit me Calvin Klein.

94982097 14373555 image a 3 1738954820576

Ajo ka pranuar se ka kujtime jo të mira nga fushata e saj ikonike me Mark Wahlberg në vitin 1992, duke e përshkruar përvojën si të pakëndshme dhe objektivizuese.

Pavarësisht kësaj, Kate mbetet një ikonë e padiskutueshme e modës, duke dëshmuar edhe një herë statusin e saj në një nga eventet më prestigjioze të industrisë. /Telegrafi/

94982099 14373555 image a 4 1738954852967

94982103 14373555 image a 5 1738954893366