Modelja e famshme, Kate Moss ka pozuar në një edicion magjepsës për fushatën e re të markës Zara.

Koleksioni quhet “The Night Party” dhe është frymëzuar nga vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Është projektuar nga ish-redaktorja franceze e Vogue, Emmanuelle Alt.


Fotografitë i ka realizuar nga David Sims, ndërsa Zara më herët ka bashkëpunuar me markat Good American dhe Ader Error.

Ndryshe, në fillim të këtij viti, Kate u bë drejtoreshë kreative e Diet Coke. Ajo thuhet se do të fitojë gjashtë milionë dollarë në muaj.

Ndërkaq, agjencia e saj e modës Kate Moss Agency, të cilën e themeloi në vitin 2016, kap vlerën e 14 milionë dollarëve. /Telegrafi/