LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton nga koka te këmbët në ngjyrën e sezonit, ajo tërhoqi vëmendjen me një kombinim bordo

Kate Middleton nga koka te këmbët në ngjyrën e sezonit, ajo tërhoqi vëmendjen me një kombinim bordo

Kate Middleton tërhoqi vëmendjen gjatë paraqitjes së saj të fundit publike me kombinimin e saj të veshjeve dhe për këtë rast ishte nga koka deri te këmbët në ngjyrën bordo, e cila është një hit absolut këtë sezon.

Anëtarët e familjes mbretërore u takuan me emirin e Katarit, i cili mbërriti për një vizitë dyditore në Britaninë e Madhe.

Kate, së bashku me princin William dhe Emirin e Katarit dhe gruan e këtij të fundit, pozuan për fotot e zakonshme të mirëseardhjes përpara se të shoqëronin mysafirët e tyre në një paradë pranë Whitehall.


Aty i prisnin mbreti dhe zyrtarë të lartë të qeverisë dhe u bë një pritje festive. Për këtë rast, princesha zgjodhi një pallto bordo të krijuar nga Sarah Burton për markën Alexander McQueen dhe një kapele Sahar Millinery.

Kate kishte veshur çizme të gjata po ashtu ngjyrë bordo dhe kishte vendosur një çantë të së njëjtë nuancë.

Paraqitja e saj tërhoqi veçanërisht vëmendjen, duke pasur parasysh se kjo ngjyrë ka bërë bujë në këtë sezon.