Aktorja hollivudiane, Kate Hudson, ka postuar një fotografi në të cilën shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, të realizuar teksa po merrte rreze dielli para shtëpisë së saj.
Mirëpo, vëllait të bukuroshes, Oliver, i cili është gjithashtu një aktor i njohur, nuk i ka pëlqyer aspak ky postim.
Kate u fotografua vetëm me brekët e bikinive dhe me një kapele në kokë, ndërsa gjoksin e zhveshur e mbuloi me një libër.
Postimi i aktores ka marrë rreth gjysmë milioni pëlqime, mirëpo një koment vodhi gjithë vëmendjen.
“Zot, mos Kate!”, është komenti i vëllait të saj, Oliver Hudson, i cili është i njohur për rolet në serialet televizive, si “Rules of Engagement”, “Nashville” e “Scream Queens”.
Ndërsa disa e kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për një shaka mes vëllait dhe motrës, të tjerë shfrytëzuan rastin për ta kritikuar aktoren. Sido që të jetë, komenti i Oliver ka marrë mijëra reagime. /Telegrafi/