Nga: Barbara Ellen / The Guardian (titulli origjinal: Babooshkas rejoice! Kate Bush is every woman’s teenage soul – which is why men don’t get her)
Përkthimi: Telegrafi.com
Gëzohuni, sepse Kate Bush është rikthyer. Një emocion i zjarrtë (për mua dhe ndoshta edhe për ju) shoqëroi paraqitjen e papritur të këngëtares javën e kaluar në programin Today në Radio 4, duke folur me prezantuesen Emma Barnett.
Lexo po ashtu:
– Rikthimi i llojit të vjetër të forcës së magjisë angleze: Pse të famshmit “ranë në dashuri” me Kate Bushin?
– EDHE NJË TJETËR DITË
– MOS U DORËZO
– ËNDËRRIMTARËT E USHTRISË
Bush, tani 66 vjeçe, foli për animacionin e saj të ri katër minutësh, Little Shrew. E frymëzuar nga tmerret e luftës dhe, në veçanti, nga konflikti Ukrainë-Rusi, në sfond të tij luhet kënga Snowflake nga albumi i saj i vitit 2011, 50 Words for Snow, me vokalet e djalit të saj Bertie. Animacioni është emocional, i punuar me përpikëri (Bush dëshiron që donacionet të jepen për bamirësi, për War Child). Ajo gjithashtu përmendi se ka “shumë ide” për një album të ri.
Me këtë intervista mbaroi, duke më lënë pothuajse të tronditur në kuzhinë. Album i ri? Barnetti lëshoi një psherëtimë kur Bush e tha këtë, edhe pse, me gjithë respektin, ajo duhet të përmbahet dhe të mos sillet sikur është shoqja më e ngushtë e Kate Bushit. Fakti është se unë jam shoqja më e ngushtë e Kate Bushit, edhe pse s’e kam takuar kurrë. Në shpirtin tim, atje ku ka rëndësi, Kate Bush dhe unë jemi shoqet më të mira. E pranoj, duket e çuditshme kur këtë e shkruaj, deri-diku irrituese, por ndoshta adhuruesit e tjerë të Bushit e kuptojnë se çfarë dua të them.
Çfarë ka te Bushi që tërheq kaq shumë adhuruesit e saj, veçanërisht gratë? Një intervistë radiofonike dhe ne kthehemi në “modalitetin Kate”, që për mua do të thotë të vazhdoj me përditshmërinë time (të nxjerr qenin shëtitje; të ngutem të bëj pagesat në ekranin vetëshërbyes në supermarket), duke ngritur zërin e muzikës së saj në kufje, duke u ndier e emocionuar, në një botë tjetër dhe e rrëmbyer. Edhe muzikantet e tjera femra mund të jenë emocionuese: Beyoncé që publikon albume me muzikë kantri (po!); Taylor Swift që pushton universin e njohur të popit (pse jo?). Por, Bushit i mjafton vetëm të përmendë “ide të reja” dhe disa prej nesh ndiejnë molekulat e trupit rimarrin veten.
A e kuptojnë burrat efektin që Bush ka te kaq shumë gra: mënyrën se si na bën të ndihemi “ndryshe”? Sigurisht, ka të bëjë shumë me muzikën. Bush nuk është thjesht një këngëtare tjetër; ajo është një zhanër i tërë. Dhe, me natyrën e saj përherë të rezervuar, Bush është një JD Salinger i muzikës (ashtu siç albumi i fundit ishte në 2011 dhe koncertet më të fundit më 2014), kështu që gjithçka që ajo prek ka një vlerë të rrallë.
Por, kjo ndodh kështu sepse ajo është e jona: aktivizuesi kulturor i pjesës së fshehtë të çdo gruaje të ndjeshme që dëshiron të braktisë gjithçka (po, çdo gjë) dhe që dëshiron t’i kushtohet kërcimit të lirë me geta e fustane të tejdukshme. Ose dëshiron të zhytet në një fustan të ngrohtë viktorian dhe të vrapojë zbathur përmes një ligatine me erëra të forta drejt të dashurit, si Hitklifi, sado zymtë dhe i dyshimtë të jetë ai.
Kështu ishte edhe kur e dëgjoja Bushin si adoleshente. Nuk ishte një adhurim i zakonshëm. Ndihesha “e thirrur” të bëhesha si Kate, me flokë të shpupurisur (për fat të keq, efekti ishte më shumë si ndjekëse e grupit Saxon). Përqafova brenda meje “kërcimtaren pezulluese” (fatkeqësisht, isha pluskuese si një tullë). Ky është thelbi i asaj që muzika e Bushit u ka dhënë gjithmonë adhuruesve të saj femra, të reja e të moshuara: një shmangie e madhe nga përditshmëria shtypëse.
Në vitin 2022, seriali i Netflix-it, Stranger Things, përdori këngën e vitit 1985, Running Up That Hill, duke e rikthyer Bushin në majat e klasifikimeve dhe duke i sjellë asaj një audiencë të madhe të brezit Z. Në përgjithësi, adhuruesit e devotshëm të Bushit ishin të kënaqur (audiencat më të reja e meritonin “dozën” e tyre të saj). Por, a e njihnin vallë këta të rinj gjithë veprën e Bushit: [Albumet] The Red Shoes? Aerial? The Kick Inside? A e donin ata mbretëreshën tonë tamam? Ishte, në një farë mënyre, një reagim i gjeneratave. Domethënës? Do të thosha se po.
Gratë muzikante gjithashtu e adhurojnë atë. Kur Bush u fut në Rock & Roll Hall of Fame në vitin e kaluar, në fillim të procesit një votues tha se nuk kishte dëgjuar shumë nga veprat e saj, dhe Courtney Love nga grupi Hole postoi në rrjetin Twitter: “Vëlla! Ne të tjerët kemi jetuar me Kate Bushin që nga viti 1977! … Ka shumë pushtet në duart e idiotëve”, duke vazhduar më vonë mbi Bush-in dhe seksizmin në industrinë muzikore.
Shumë e kuptueshme. Sipas standardeve të ashpra të industrisë muzikore moderne, Bushi përfaqëson një utopi në zhdukje për muzikantet femra: një artiste e lënë vetëm për të qëndruar besnike ndaj vetes, për të krijuar muzikën që dëshiron, me ritmin që dëshiron.
Pas vdekjes së fundit të Liam Payneit nga One Direction, është folur shumë për presionet e industrisë muzikore, veçanërisht për të rinjtë. Na kujtohet që edhe Bushi ishte e re kur nisi karrierën: 19 vjeçe kur pati hitin e saj të parë, Wuthering Heights (kjo këngë e saj ishte e para në numrin një e kompozuar nga një grua); edhe më e re, një yll i vërtetë prej fëmije kur filloi të shkruante materialin e saj.
Megjithatë, ja ku është, ende duke “vrapuar përpjetë”, dekada më vonë. Por, për momentin, duket se nuk ka interes të kapitalizojë mbi bazën e saj të re të adhuruesve të brezit Z, për të nxjerrë kostumet e baletit dhe për të bërë një turne të trashëgimisë. Edhe pse, nëse do të bënte diçka të tillë, zhurma e reagimit ndaj ribashkimit të grupit Oasis do të dukej si një shitje e vakët e biletave në një festë fshati.
Sa për grupin e adhuruesve të babushkave [Babooshka – këngë e Bushit], nëse Bush po mendon për një rigjallërimin, kjo do të thotë se edhe ne përjetojmë të njëjtën gjë. Ju mund të na shihni duke ecur ngadalë në seksionin e ushqimeve të ngrira, por kjo është thjesht pamja e jashtme. Brenda, ne jemi duke u endur nëpër ligatina. Kate Bush është, ka qenë gjithmonë, shpirti i fshehtë adoleshent i çdo gruaje, dhe shumica e burrave nuk do ta kuptojnë kurrë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
BABA
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova