Katari është tërhequr si ndërmjetës në bisedimet e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit.
Ky lajm vjen pasi zyrtarë të lartë amerikanë thanë se Uashingtoni nuk do të pajtohej më me praninë e përfaqësuesve të Hamasit në Katar, duke akuzuar grupin për refuzimin e propozimeve për përfundimin e luftës në Gaza.
Bëhet e ditur se Katari do të jetë gati të rifillojë rolin e tij si ndërmjetës nëse Izraeli dhe Hamasi do të tregojnë “gatishmëri të sinqertë për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve”.
Hamasi ka pasur një bazë në kryeqytetin e Katarit që nga viti 2012.
Shteti i vogël por me ndikim i Gjirit është një aleat kyç i SHBA-së në rajon. Ai ka trajtuar shumë negociata delikate politike, duke përfshirë Iranin, talibanët dhe Rusinë.
Krahas SHBA-së dhe Egjiptit, Katari ka luajtur gjithashtu një rol të madh në raundet e bisedimeve të deritanishme për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Raundi i fundit i bisedimeve në mes të tetorit dështoi të prodhojë një marrëveshje, me Hamasin që refuzoi një propozim armëpushimi afatshkurtër.
Izraeli është akuzuar gjithashtu për refuzimin e marrëveshjeve, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Nëse Hamasi do të detyrohet të largohet nga Doha, është e paqartë se ku do ta vendosë bazën e tij politike.
Aleati kryesor Irani do të ishte një opsion, megjithëse vrasja e ish-udhëheqësit Ismail Haniyeh në Teheran në korrik sugjeron se ata mund të jenë në rrezik nga Izraeli nëse vendosen atje.
Një opsion më i mundshëm do të ishte Turqia.
Si një anëtar i NATO-s, por edhe një shtet me shumicë sunite, do t’i jepte grupit një bazë nga e cila të operonte në një siguri relative.
Mendohet se siguria personale e udhëheqjes së Hamasit është tani një shqetësim i madh për grupin, i cili pa dy udhëheqës të vrarë në më pak se katër muaj.
Sipas Këshillit Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë, “Hamasi ka miratuar një model të përkohshëm të udhëheqjes kolektive për të zbutur efektin e vrasjeve të ardhshme izraelite”.
Ndryshe, masa e fundit vjen pasi zyrtarët amerikanë duken gjithnjë e më të frustruar me qasjen që qeveria izraelite ka marrë për t’i dhënë fund luftës.
Në tetor, Sekretarët e Shtetit dhe të Mbrojtjes të SHBA-së thanë se nëse Izraeli nuk do të lejonte më shumë ndihma humanitare në territor deri më 12 nëntor, ata do të përballeshin me “implikime” të papërcaktuara politike.
Marrëdhëniet midis presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij izraelit, Benjamin Netanyahu, janë përkeqësuar gjatë rrjedhës së luftës në Gaza, me presionin në rritje nga Uashingtoni për të përmirësuar situatën humanitare për palestinezët dhe për të gjetur një lloj zgjidhjeje të negociuar.
Ndërsa saktësisht se çfarë qasje do të marrë Trumpi mbetet e pasigurt, ai mendohet se ka më shumë gjasa të lejojë Izraelin të veprojë sipas kushteve të tij.
Ai ka thënë më parë se Izraeli duhet të “përfundojë atë që filloi” në Gaza. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump përpiqet të negociojë shitjen e TikTok në televizion drejtpërdrejt teksa mbron faljet për trazirat e Kapitolit
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!