LAJMI I FUNDIT:

Kastro Zizo: “Pa faj” nuk është këngë personale (Video)

Kastro Zizo: “Pa faj” nuk është këngë personale (Video)

Për Klevis Begën faji është jetim edhe në marrëdhënien e munguar babë e fëmijë pas një divorci. Të dielën kantautori preku zemrat e të gjithëve me interpretimin e këngës “Pa faj” në “Kënga Magjike”, ku konkurron në duet me 17-vjeçaren Rea Nuhu.

Duke sjellë në këtë festival dramën e babait të penduar për vajzën, si një fenomen që ndodh shpesh sot, Kastro Zizo rrëfen më shumë sekrete nga jeta e tij si artist.

https://www.instagram.com/p/BawH4xIgRIK/


“Nuk është këngë personale… Kokën pas do ta ktheja për shumë gjëra që kam bërë e s’kam bërë… Por kjo është e pamundur, kështu që e kthej vetëm për të mos përsëritur gabimet që kam bërë”, citon Panorama fjalët e kantautorit.

Kastro nuk do pazare për pikë në Kënga Magjike
Lexo po ashtu Kastro nuk do pazare për pikë në Kënga Magjike

Në pyetjen se kjo këngë duket si monolog i së ardhmes, mes tij dhe vajzës Nia, ai është përgjigjur: “Në fakt, nuk duket fare ashtu, sepse situata në tekst dhe realitet është krejt ndryshe. Unë nuk kam përse zgjedh asnjë fjalë për mirëkuptim, sepse nuk do të ketë nevojë. Thjesht do të vazhdojmë jetët tona së bashku. Ajo është gjaku dhe shpirti im”.

Në insistimin e mëtutjeshëm rreth marrëdhënies së tij jo të afërt me vajzën, Kastro e ka përsëritur se teksti nuk ka të bëjë me jetën e tij.

Në ndërkohë, raportet e këngëtarit me djalin Dankan janë të mira dhe ai është i afërt me të.

“Me djalin kam një marrëdhënie të shkëlqyer dhe sigurisht që takohem me nënën e tij, jemi miq të mirë”, ka thënë Zizo.

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Ishin të ftuara të dyja në një videoklip, a njihen jashtë Egli me Xhenetën?

Magazina
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Stresi reagon pas goditjes së G Banit ndaj Gjestit: Produksioni duhet të marrë masa, gjynah për familjen e tij

Magazina

"Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti", përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo

Magazina
Kalo në kategori