Site icon Telegrafi

Kastrati: Ndërtimi ka shënuar rritje krahasur me vitin 2011, shumica e banesave janë me pronësi

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në fjalimin e tij tha se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve, e shumë figurave të njohura, transmeton Telegrafi.

“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1.602.515 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati.

Lexo po ashtu Zyrtare - Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë

Ai po ashtu tregoi se ndërtimi për gjatë këtyre viteve ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2011.

Numri i banesave të përgjithshme është rritur me 41.3% ndërsa numri i banesave të zakonshme është rritur me 35%.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se në Kosovë popullsia ka dominim të madh të banesave në pronësi me 92.8%, ndërsa numri i banesave me qira dhe në forma tjera mbetet shumë i ulët, përkatësisht 5.3% dhe 1.2%.

Kastrati theksoi tutje se familjet në Kosovë janë zvogëluar, po ashtu ai pohoi se ka edhe një plakje të popullsisë dhe se kjo sipas tij, është normale./Telegrafi/

Exit mobile version