LAJMI I FUNDIT:

Kastrati kualifikon Yllin në finale të Ligës Unike

Kastrati kualifikon Yllin në finale të Ligës Unike

Golden Eagle Ylli është kualifikuar në finale të Ligës Unike, duke mundur Teutën në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 84:82 (21:15, 15:23, 22:18, 26:26), ku fituesi u vendos në sekondat e fundit me pikët nga Erjon Kastrati.

Therandasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, ku më e larta ishte 21:14, ndërsa kjo pjesë përfundoi 21:15. Por, periudha e dytë ‘foli’ në të mirë të durrësakëve, që shkrin epërsinë dhe e kthyen atë në favor të tyre, 31:38, megjithatë pesë pikë radhazi nga kampionët bën që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 36:38.

Perioda e tretë ishte interesante, me skuadrën nga Durrësi që kishte epërsi deri në pesë pikë dhe therandasit deri në shtatë pikë, duke e bërë sfidën shumë interesante, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 58:56.


Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit dhe të dy skuadrat e kishin mundësinë për të fituar, megjithatë, ai që vendosi ishte Erjon Kastrati në sekondat e fundit për 84:82 dhe kualifikoi kampionët në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Peja-Prizreni 16 që zhvillohet nga ora 20:30.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë, pesë pikë, gjashtë asistime, Henrik Sirko me 17 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 22 pikë e katër asistime, kurse te Teuta u dalluan Nasir Core me 23 pikë, Fabien Lilaj dhe Tyler Peterson me nga 13 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori