LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Duhet të ndryshoj logjika e ndarjes së buxhetit në bazë të numrit të banorëve

Kastrati:  Duhet të ndryshoj logjika e ndarjes së buxhetit në bazë të numrit të banorëve

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për disa nga problemet me të cilat përballën qytetarët e kësaj komune.

Ai tregoi se rruga kryesore e cila lidh disa fshatra kufitare do të shtrohet nga niveli qendror dhe do të mirëmbahet nga Komuna.

“Vlera e asaj rruge është e madhe dhe vetëm komuna nuk mund ta mbuloj. Rruga regjionale do të shtrohet nga niveli qendror dhe do të mirëmbahet nga ta. Fillimisht gjatë diskutimit dhe takimet që kishim me ministrinë dhe zëvendësministrin kanë thënë që ka gatishmëri, sepse është një nga rrugët kryesore që lidh disa fshatra. Në leximin e parë të buxhetit ata nuk e kanë paraparë por në lexim të dytë shpresojmë”, ka thënë Kastrati,


E sa i përket subvencioneve për fshatrat kufitare, ai tha se buxheti i Komunës së Kamenicës është shumë i vogël.

Kastrati theksoi se logjika e ndarjes së buxhetit nëpër komuna në baza të numrit të banorëve duhet të ndryshoj.

“Paramendo, subvencionet ne sivjet i kemi pas për të gjithë kategoritë 9125 euro duke përfshirë bursat në arsim, në bujqësi etj. Ne jemi komunë e madhe. Buxheti shpërndahet në bazë të numrit të banorëve. E kemi filluar iniciativën në nivelin qendror për një mbulesë të veçante për këto fshatra. Duhet të ndryshoj kjo logjika se buxheti duhet të ndahet në bazë të numrit të banorëve”, shpjegoi Kastrati.

Ai po ashtu potencoi se në Komunën e Kamenicës, janë 13 shkolla që kanë më pak se 25 nxënës.

“Ka objekte që janë ndërtuar pas luftës. Nuk janë objekte të mëdha por të vogla dhe kanë mbetur pa nxënës. Mendoj që është dashur më herët të trajtohet çështja e nxënësve”, tha kryetari i Kamenicës Qendron Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori