LAJMI I FUNDIT:

Kasami: Vitin që lamë pas kemi investuar pesë milionë euro, kemi gjetur zgjidhje për menaxhimin me mbeturinat

Kasami: Vitin që lamë pas kemi investuar pesë milionë euro, kemi gjetur zgjidhje për menaxhimin me mbeturinat

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka prezantuar të arriturat e komunës vitin që lamë pas dhe projektet për vitin 2024 , shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë këtij viti ne kemi investuar në shumë sfera të jetës shoqërore, duke përfshirë infrastrukturën rrugore, kanalizime, ndriçim publik, e gjitha në një vlerë prej 5 milion eurosh, poashtu gjetëm edhe zgjidhje me problemin e menaxhimit të mbeturinave në qytetin tonë, duke nënshkruar marrëveshje për PPP me një kompani të dëshmuar në këtë lëmi, e cila shumë shpejt Tetovën do ta bëjë një qytet të ngjashëm me ato evropiane”, tha Kasami.

Përkushtimi ynë, thekson Kasami, që në fillim të vitit ka qenë përmirësimi i infastrukturës në të gjithë territorin e Komunës së Tetovës. Këtë kemi arritur dukshëm ta përmirësojmë falë menaxhimit korrekt dhe bashkëpunimit me qytetarët. Janë 24 rrugë në qytetin e Tetovës,( përfshirë edhe rrjete kanalizimi) që janë realizuar në vitin që po e lëmë pas, duke bërë kështu lidhjen e të gjitha lagjeve dhe vendbanimeve me rrugët e reja me një infrastrukturë bashkëkohore.


“Kemi hapur bulevarde, rrugë të reja, rikonstrumin e disa rrugëve dytësore të cilat ishin lënë në harresë, investime në të gjitha fshatrat e komunës, në rrugë, kanalizime, shkolla etj, poashtu të mos harrojmë edhe projektin madhor i financuar nga IPA fondet Kolektori për kanalizimin e ujërave të zeza dhe filtër stacioni. Poashtu ne kemi arritur që të ulim edhe borxhin e trashëguar.

Poashtu zgjidhja është afër edhe me ndërtimin e stadiumit të qytetit, i cili do të jetë i rregulluar dhe do të pajiset me të gjitha elementet e nevojshme për të qenë një stadium konform rregullave të UEFA-së. Sa i përket stadiumit të qytetit dua të theksoj se me 13 janar 2024 do të hapen ofertat dhe pastaj do të vazhdojmë me përzgjedhjen e operatorit, përzgjedhja pritet të bëhet në fillim të muajt shkurt”, theksoi para gazetarëve Kasami.

Në vitin e ardhshëm, shton Kasami, synojmë të thellojmë këtë lidhje të veçantë dhe të bëjmë komunën tonë një vend ku çdo zë, çdo mendim dhe çdo kontribut do të llogaritet. Propozimet tona për investime në sfera të ndryshme janë pjesë e një vizioni të qartë për një komunitet më të zhvilluar dhe më të përfshirë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori