LAJMI I FUNDIT:

Kasami-Plomp: Maqedonia të del nga kriza politike (Video)

Kasami-Plomp: Maqedonia të del nga kriza politike (Video)

Në një komunikatë drejtuar Telegrafit në Maqedoni, Lëvizja Besa informon se koordinatori Kasami është takuar me ambasadorin e mbretërisë së Holandës në Maqedoni, ku është biseduar për gjendjen aktuale pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

”Kryetari Kasami e ka njoftuar Ambasadorin Plomp për qëndrimet e Besës përkitazi me qeverisjen e ardhshme, duke theksuar se parakushtet themelore që Besa të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri: se Besa pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike; se Besa pranon të jetë e pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimin për Ridefinimin e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se Besa do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar. Takime të këtilla janë duke u realizuar intenzivisht nga Lëvizja Besa me diplomat ndërkombëtar.” thuhet nga Besa.

Plomp e informoi Kasamin se takimet e tij do të vazhdojnë edhe në të ardhmen edhe me kryetarë tjerë të partive./Telegrafi/