LAJMI I FUNDIT:

Kasami-Althauser: Mbështesim fuqishëm punën e PSP-së (Video)

Kasami-Althauser: Mbështesim fuqishëm punën e PSP-së (Video)

Sot në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni është njoftuar se në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup ka qëndruar një delegacion i lartë i Ambasadës së Gjermanisë në përbërje, Chrisitne Althauser-Ambasadore e Gjermanisë në Shkup, dhe Bjanka Zafiroviq – Ordanovska – asistent për çështje politike në Ambasadën e Gjermanisë, ku u pritën nga kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Sekretari Gjeneral, Afrim Gashi, dhe anëtari i kryesisë, Kastriot Rexhepi.

Temë e këtij takimi ishte situata aktuale politike, ku u shpalosën qëndrimet BESËS.

Pas këtij takimi me përfaqësuesit e Gjermanisë kryetari Bilall Kasami ka deklaruar për mediat: “Ky ishte një takim miqësor ku biseduam kryesisht për krizën aktuale politike, me ç’rast e shprehëm shqetësimin tonë për politikanët e papërgjegjshëm të cilët e sollën vendin tonë në këtë gjendje. Lëvizja BESA e mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale Publike, por insistojmë edhe ne themelimin e Gjykatës Speciale që do i procedon krimet politike, e këtë qëndrim e shprehëm edhe në takimin tonë me Ekselencën e saj Christine Althauser.


Ne si Lëvizje BESA e shprehem gatishmërinë për zgjedhjet e dhjetorit dhe qëndrimin se për Maqedoninë është e pashmangshme Ridefinimi, një shtet i pranueshëm për shqiptarët. Andaj, 11 dhjetori është hapi i parë drejt Ridefinimit dhe fundi i zullumit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori