Karzai kthehet në Kabul

Një sulmues vetëvrasës të martën vrau të paktën 55 persona dhe plagosi më shumë se 160 të tjerë jashtë një vendi të shenjtë shiit në Kabul, ku qindra njerëz ishin mbledhur për të festuar një festë fetare.
Të paktën 19 persona janë raportuar të vrarë edhe të mërkurën nga një bombë në anë të rrugës në jug të provincës Helmand të Afganistanit, raporton Rel.
Zyra e Karzait njoftoi se presidenti kishte arritur përsëri në Kabul, duke ndërprerë një udhëtim në Gjermani dhe Britani.
Bëhet e ditur se Karzai ka planifikuar të kalojë ditën duke vizituar të plagosurit nëpër spitale. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/12/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































