Dunford tha se forcat ndërkombëtare kanë derdhur "shumë gjak gjatë 12 viteve të fundit" kështu që nuk mund të mendojnë se "dhuna apo jostabiliteti" mund të jetë në favor të tyre, transmeton Rel.

Duke folur një ditë pas sulmeve me bomba të dy talebanëve që vranë 19 njerëz, Karzai tha se shpërthimet e tilla ndihmojnë Washingtonin të bindë afganët se forcat amerikane janë ende të nevojshme për këtë vend.


Karzai tha gjithashtu se Washingtoni dhe talibanët kanë zhvilluar bisedime të përditshme në Katar. Këto komente ai i dha të dielën gjatë vizitës së parë të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Chuck Hagel.

Ndërsa, konferenca e përbashkët e paraparë të mbahet për gazetarë, është anuluar. Ky anulim, sipas zyrtarëve amerikanë është bërë për shkak të çështjeve të sigurisë. /Telegrafi/