Kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë një diskutimi në Davos bëri një deklaratë tjetër që nxiti reagime të shumta jo vetëm në rrjete sociale.
Edi Rama goditi hipokrizinë e Bashkimi Evropianit që kërkon standarde më të larta të anëtarëve aspirantë se sa zbaton për veten. Kështu nis shkrimin e saj Politico Europe.
Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola të enjten se “Karma është k…” – duke iu referuar skandalit të madh korrupsioni që ka tronditur institucionin e Bashkimit Evropian javët e fundit.
Duke lënë të kuptohet hipokrizinë mbi korrupsionin nga vendet tashmë në klub – dhe vetë Parlamenti Evropian – Rama sugjeroi që BE-ja tani kërkon standarde më të larta nga anëtarët e mundshëm (si Shqipëria) sesa anëtarët e saj.
“Më shumë se gjysma e vendeve të BE-së nuk do të mund të hynin më në BE”, tha Rama, duke folur në një panel të POLITICO në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
“Nuk po flas për ish-komunistët. Po flas edhe për themeluesit, më besoni”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.
Parlamenti Evropian ka qenë në qendër të një hetimi të gjerë nëse qeveritë e huaja, përfshirë Katarin dhe Marokun, kanë ndikuar ilegalisht në punën e tij.
Hetimi ka futur në kurth një ish-nënkryetar të Parlamentit, një ish-deputet, një asistent parlamentar dhe një shef të OJQ-ve dhe ka hedhur një dritë të ashpër mbi procedurat e institucionit për t’u marrë me konfliktet e mundshme të interesit.
Rama pretendoi se procesi i anëtarësimit për vendet kandidate është i ndryshëm nga kur vende si Malta, vendi i origjinës së Metsolës, u bënë anëtarë të bllokut, duke thënë se ai është bërë “tepër neurotik dhe një gjë e padrejtë”.
Metsola theksoi se Parlamenti “ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht pozitiv kur ishte fjala për zgjerimin e BE-së, sepse shumë prej nesh e mbajnë mend kohën kur u anëtarësuam”.
Por ndërsa Rama tha se vendi i tij po mësonte nga BE-ja se si të ndërtonte institucione demokratike, ai ende kishte një ndjenjë që BE-ja po merrte rezultatin e saj kur shpërtheu skandali.
‘Roberta, më fal, duhet ta them, kur doli ky rast korrupsioni. Unë thashë: Karma është një k…’, tha ai.
Më parë këtë muaj, Metsola njoftoi 14 reforma të propozuara në sistem për të forcuar rregullat e transparencës për euro -deputetët pas skandalit të korrupsionit.
Në këtë panel kanë qenë Jamil Edmond Anderlini, Roberta Metsola, Aleksandar Vuciqic, Leo Varadkar e Edi Rama./Telegrafi/.


Rama dhe Vuçiq gjatë diskutimit në Davos/World Economic Forum
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Analistët komentojnë “ofertën” e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Trençevska: Normaliteti i ri i OBRM-PDUKM-së është të refuzojë ligjet që ndihmojnë qytetarët

Maqedonia e Veriut “abstenoi” në votimin e rezolutës ukrainase në OKB

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri