Ndërsa sezoni aktual i Formula 1 është ende në zhvillim, ekipet tashmë po përgatiten për revolucionin e madh teknik që do të hyjë në fuqi në vitin 2026.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me karburantin, i cili do të transformohet plotësisht drejt qëndrueshmërisë.


Sipas rregullave të reja, çdo ekip do të ketë një partner të veçantë për furnizimin me karburant të ri, 100% të qëndrueshëm. Ky lloj energjie nuk do të bazohet më në burime fosile, por do të prodhohet duke kombinuar hidrogjenin dhe dioksidin e karbonit të marrë nga ajri.

Kostoja, sfida më e madhe

Aktualisht, ekipet e F1 paguajnë rreth 25 euro për litër për karburantin E10, që do të thotë se një rezervuar i plotë i makinës kushton rreth 2,750 euro.

Por duke filluar nga viti 2026, çmimi pritet të rritet në mënyrë dramatike: një litër i karburantit të ri do të kushtojë rreth 250 euro, që do të thotë se një rezervuar i plotë mund të arrijë deri në 27,500 euro për garë – një kosto 10 herë më e lartë se aktualisht.

Epokë e re me ekipe të reja

Përveç rregullave të reja teknike dhe sfidave financiare, sezoni i ardhshëm i Formula 1 do të shënojë edhe hyrjen e Audi dhe Cadillac, të cilët pritet të sjellin një dimension të ri konkurrueshmërisht në garat më prestigjioze të automobilizmit.

Ky tranzicion drejt karburanteve të qëndrueshme shihet si një hap i madh përpara drejt objektivit afatgjatë të F1 për të qenë një sport me emetime zero deri në vitin 2030. /Telegrafi/

telegrafi sport app