Lituania vijon të kundërshtojë hapjen e kapitullit të 31-të të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian, një kapitull që ka të bëjë me politikat e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Shkaku kryesor për këtë duket të jetë bërë marrëdhënia që ka Beogradi me Moskën, ndërkohë që ministrja serbe për Integrimin në BE, Jadranka Joksimoviç deklaroi se hapja e kapitullit në fjalë nuk pritet të ndodhë brenda këtij viti.
“Procedura negociuese është e tillë që, nëse brenda mesit të vitit aktual mëson se raporti nuk është miratuar, atëherë është më se e qartë se do të jetë vështirë që kapitulli të hapet deri në fund të vitit”, tha Joksimoviç për “Vecernje Novosti”, teksa është pyetur mbi mundësinë e hapjes së kapitullit të 31-të dhe përse raporti “skanues” po vonon prej 4 vitesh.
“Kapitulli i 31-të, zakonisht nuk është shumë kërkues, por duke parë komplikacionet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe faktin që vet shtetet e BE-së duhet të bien dakord dhe të arrijnë konsensus mbi një sërë çështjesh, pritshmëritë nga disa vende anëtare kundrejt vendeve kandidate kanë ndryshuar”, tha ministrja, përcjell Dita.
E pyetur gjithashtu nëse Lituania është e vetmja anëtare e BE-së që del kundër Beogradit për hapjen e këtij kapitulli, Joksimoviç deklaroi se, bazuar në rregulloren e bllokut, raporti skanues për këtë kapitull është subjekt i një debati diplomatik me dyer të mbyllura mes 28 vendeve anëtare.
“Duhet të kuptojmë se, në vlerësimin e secilës prej çështjeve të rëndësishme të politikës së jashtme dhe sigurisë së një vendi anëtar, ata procedojnë bazuar mbi interesat e tyre kombëtare, e më pas ngrihet me konsensus në nivelin e politikës së përbashkët të BE-së. Vendi kandidat pritet që të ravijëzojë qëndrimet e tij me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, gradualisht”, tha Joksimoviç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë