Pjesëtarët e Qendrës për Studime Universitare, Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Alisa Ramadani janë pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake.

Në këtë Simpozium Kapiten Bllaca prezantoi punimin e parë akademik nga kjo qendër të publikuar në një revistë shkencore.


Kështu është bërë e ditur përmes një postimi nga Qendra për Studime Universitare në Akademi të Mbrojtjes.

244696428 228189909346820 2611317946557337094 n

“Kapiten Lirim Bllaca dhe Kadet Alisa Ramadani po përfaqësojnë Qendrën për Studime Universitare në Simpoziumin Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake. Kjo ngjarje po zhvillohet në Universitetin e Norwich-it në Vermont, SHBA”, thuhet në komunikatë.

244669458 228190136013464 4371878813786452728 n

Tutje, njofton QSU-ja, “Aty Kapiten Bllaca prezantoi punimin e parë akademik nga QSU-ja të publikuar në një revistë shkencore, ku përveç Kadet Ramadanit, bashkautorë janë edhe komandanti i QSU-së, Major Ali Haxhimustafa, dhe instruktori Toger Premtim Shaqiri”. /Telegrafi/