LAJMI I FUNDIT:

Kapi njeriun e gabuar, mendoi se ishte njeriu që dëshironte të vetëvritej: Një gabim i paparë i policit meksikan, por historia merr një fund të lumtur

Kapi njeriun e gabuar, mendoi se ishte njeriu që dëshironte të vetëvritej: Një gabim i paparë i policit meksikan, por historia merr një fund të lumtur

Një video e regjistruar në qytetin meksikan të Soledad de Graciano Sanchez, ku një burrë i paidentifikuar vendosi të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga një urë, po qarkullon në internet.

Në vendngjarje kanë dalë efektivët e policisë, të cilët reagimi i tyre ka bërë bujë në rrjete, raporton Euro ESEuro.

Përkatësisht, pak para arritjes së policisë, është shfaqur një i ri i cili ka tentuar ta largojë kamikazin që të mos kërcejë.


https://twitter.com/laCapiSuperGirl/status/1777498656976822555

Në fillim shohim një burrë që dëshiron të vrasë veten (majtas), të riun e lartpërmendur dhe policët. Pastaj ndodh diçka e papritur.

Një nga rojet e sigurisë kap personin e gabuar, pra djalin që erdhi për të ndihmuar!

Dëgjojmë edhe të qeshurën e autorit të videos, i cili nuk e beson atë që po ndodh, me thirrjet “jo, nuk është ai”.

Policët e kuptuan shpejt gabimin, ndaj e lanë të riun të ikte dhe në fund e bindën kamikazin të hiqte dorë nga qëllimi i tij fatal. /Telegrafi/