LAJMI I FUNDIT:

Kapet kokainë me vlerë rreth 10 mijë euro në Graçanicë

Kapet kokainë me vlerë rreth 10 mijë euro në Graçanicë

Policia e Kosovës, përmes sektorit qendror për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN), ka kryer një operacion të suksesshëm që çoi në konfiskimin e 110 gramëve kokainë, me vlerë rreth 10,000 euro në treg.

Ngjarja ndodhi më 29 tetor 2024 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, konkretisht në Graçanicë, ku policia ndaloi një veturë të dyshuar me targa vendore, e drejtuar nga një shtetas kosovar.

Gjatë kontrollit të veturës, u gjet një qese plastike që përmbante substancë të dyshuar si kokainë në formë të ngurtë.


Përveç kokainës, policia sekuestroi edhe një veturë, 200 euro në para kesh dhe një telefon celular, të cilat u morën si prova materiale.

Prokurori kompetent është njoftuar lidhur me rastin dhe, pas konsultimeve, ka vendosur që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për hetime të mëtejshme.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori