LAJMI I FUNDIT:

Kantieri ku u vranë shqiptarët në Gjermani kishte defekte të njohura

Kantieri ku u vranë shqiptarët në Gjermani kishte defekte të njohura

Në fund të tetorit, një skelë u shemb në Hafencity të Hamburgut, duke vrarë pesë persona me origjinë shqiptare. Autoritetet e kishin ekzaminuar nga afër vendin vetëm disa ditë më parë – dhe patën konstatuar defekte.

Sipas një informacioni të televizionit publik NDR, në disa pjesë të kantierit të madh të ndërtimit në vendin e quajtur Überseequartier, mungonte mbrojtja nga rënia. Pajisjet mbrojtëse personale të disa punëtorëve nuk ishin kontrolluar. Dhe: kantieri nuk ishte i sigurt kudo, që të mos dëmtohej askush në rast të rënies së objekteve.

Këto janë vetëm disa nga defektet e vërejtura në kantierin e dëmtuar të ndërtimit në Überseequartier nga Zyra e Rregulloreve të Ndërtimit dhe Inxhinjerisë Strukturore e Hamburgut. Dhe këto qenë konstatuar saktësisht dhjetë ditë para se një skelë e madhe të rrëzohej në një pus ashensori. Kjo del nga përgjigja e Senatit për një pyetje të kreut i grupit të CDU-së, Dennis Thering.


Pasojat nuk janë ende të qarta

Senati nuk thotë nëse – dhe nëse po, çfarë përfundimesh nxorrën autoritetet nga defektet në kantierin e ndërtimit. Thering shpjegon se siguria në kantieret e ndërtimit në Hamburg duhet të jetë një përparësi kryesore. Procedura penale në vazhdim duhet ta sqarojë çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Skela me punëtorë ra në boshllëk

Aksidenti, i cili u kushtoi jetën pesë punëtorëve të ndërtimit nga Shqipëria ndodhi mëngjesin e 30 tetorit në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë që mbante disa punëtorë ndërtimi ra nga kati i tetë brenda një boshllëku ashensori. Rreth 150 vetë nga ekipet e shpëtimit u mobilizuan për t’i shpëtuar punëtorët. Sipas informacioneve të siguruara, puna e shpëtimit ishte e ndërlikuar. Nuk është ende e qartë pse u shemb skela. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori