Një person është arrestuar në Rahovec, pasi që i njëjti ka kanosur tre zyrtarë policorë.

I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, ka njoftuar policia.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policor derisa kishin qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari ka rezultuar nën ndikim të alkoolit me 0.83 promilë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/