Kane: Italia ka histori më të mirë, por ne kemi besim të plotë se do ta fitojmë Euro 2020

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka folur për finalen e EURO 2020 në Wembley dhe pranoi se Italia ka një histori më të mirë se ta, por theksoi se Tre Luanët kanë besim të plotë dhe janë gati të shkruajnë historinë të dielën.
Kane shënoi golin vendimtar për të dërguar Anglinë në finalen e Euro 2020 me një gol në vazhdime në fitoren 2-1 kundër Danimarkës dhe tha që skuadra angleze pret një ndeshjen të madhe kundër Azzurrëve.
“Ka qenë një udhëtim i gjatë, një udhëtim i vështirë, me shumë ulje dhe ngritje gjatë rrugës. Por, të luash dhe të udhëheqësh djemtë në finalen tonë të parë Evropiane dhe finalen tonë të parë në 55 vjet apo më shumë do të jetë jashtëzakonisht e veçantë”, ka thënë fillimisht Kane për Sky Sports.
“Eksitimi është aty, jam i sigurt se do të ketë nerva, por ne e presim me padurim. Ju duhet t’i merrni këto momente dhe të shijoni këto momente të historisë dhe shpresojmë se mund të shkojmë një hap më tej dhe ta fitojmë të gjithë garën”.
Italia ka 33 ndeshje si e pamposhtur që nga ndeshja kundër Ukrainës më 10 tetor 2018 dhe ka fituar 28 prej tyre, duke përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë.
🏆 1 DAY TO GO! 🏆
The #EURO2020 final is almost upon us 🤩 pic.twitter.com/9ghsA2mvF4
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 10, 2021
Azzurri kanë fituar katër Kupa të Botës dhe një Kampionat Evropian dhe Kane e di që kundërshtarët e së dielës kanë një ‘histori më të mirë’, por vuri në dukje përvojën edhe në skuadrën e Anglisë.
“Mendoj se është një lojë vërtetë 50-50. Sigurisht, Italia ka një histori më të mirë se ne sa i përket fitimit të turneve, fitimit të finaleve të mëdha, por unë mendoj se në ekipin tonë shumë prej nesh kanë pasur përvojë në nivele klubesh, ne po luajmë në ndeshjet më të mëdha, finalet më të mëdha në të gjithë Evropën”.
“Është një lojë me të vërtetë e vështirë, padyshim që nga këndvështrimi ynë kemi besim të plotë në atë që po bëjmë dhe mënyrën se si jemi vendosur, por do të jetë shumë e vështirë”.
“Ata kanë disa lojtarë të shkëlqyeshëm me përvojë të madhe, ata kanë qenë aty dhe e kanë bërë atë. Në çdo finale, në çdo lojë të madhe, duhet të jesh në formë në të gjitha aspektet, kështu që e dimë se kështu ndodh të dielën dhe shpresojmë se mund ta lëkundim atë në favorin tonë”, përfundoi ylli anglez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit