Kanë filluar punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm

Komuna e Gjilanit njofton se kanë filluar punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen te Liqeni i Livoçit të Epërm.
“Një tjetër premtim po bëhet realitet. Filluan punimet në qendrën rekreativo-sportive tek liqeni në Livoç të Epërm”, tha Hyseni.
Ai shtoi se faza e parë nga ky projekt tashmë po përmbyllet. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































