LAJMI I FUNDIT:

Kane i drejtohet Yamalit me një mesazh para finales së Euro 2024

Kane i drejtohet Yamalit me një mesazh para finales së Euro 2024

Lamine Yamal i Spanjës mbushi 17 vjet të shtunën një ditë para finales së Euro 2024 dhe tani kapiteni i Anglisë, Harry Kane, e ka lavdëruar adoleshentin.

Yamal ka qenë padyshim njëri prej lojtarëve më të spikatur në Kampionatin Evropian në Gjermani, duke e udhëhequr Spanjën drejt finales së parë në një turne madhor që nga 2012.

Spanjollët tani do të përballen me Spanjën në Berlin për të fituar trofeun prestigjioz dhe kapiteni i ‘Tre Luanëve’, Kane, ka pranuar se do të jetë e vështirë të kontrollohet ylli i Barcelonës, duke i uruar po ashtu ditëlindjen.


“Dua t’i uroj atij ditëlindjen. Ai është një lojtar fantastik. Në moshën 17-vjeçare, të bësh këtë në një garë si kjo flet shumë për të. Ju mund ta shihni se ai luan pa frikë, me liri, po e shijon veten”.

Spanja do përballet me pasoja serioze nëse Lamine Yamal luan në vazhdime ndaj Anglisë
Lexo po ashtu Spanja do përballet me pasoja serioze nëse Lamine Yamal luan në vazhdime ndaj Anglisë

“Ai do të jetë njëri prej lojtarëve më të vështirë gjatë ndeshjes. Dua ta përgëzojë për atë që ka bërë deri më tani”, ka thënë Kane.

Yamal ka formuar një partneritet ‘vdekjeprurës’ me Nico Williams madje edhe Luke Shaw e prano që dyshja kanë luajtur rol vital në suksesin e Spanjës deri më tani.

“Mendoj se anësorët e Spanjës kanë qenë të pabesueshëm në këtë garë, merita të mëdha për ata”.

“Por nuk mendoj që mund të fokusohemi shumë tek ta, ne duhet të fokusohemi tek e tërë skuadra. Ne i kuptojmë rreziqet e tyre, ku janë lojtarët e tyre të rrezikshëm”, ka thënë Shaw./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori