Kane: Dhamë gjithçka për të fituar, Belgjika është një ekip i mirë
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur pas humbjes nga Belgjika në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës "Rusia 2018".
Anglia është mposhtur nga Belgjika me rezultat 2-0, duke humbur mundësinë të stolisen me medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.
Megjithatë, Kane ka thënë pas ndeshjes se Anglia dha gjithçka për të fituar, por Belgjika janë një ekip i mirë.
Belgjika shkruan historinë, fiton medaljen e parë të bronztë në një Botëror pas fitores ndaj Anglisë
"Në pjesën e dytë ne luajtëm me të vërtetë mirë", ka thënë fillimisht Kane pas ndeshjes.

"Ne i kishim ata nën dominim për gjysmën ore dhe thjesht vetëm nuk mundëm të gjejmë golin".
"Kishim një gol të hequr nga vija e portës dhe kemi vënë presion mbi ta".
"Djemtë nuk mundën të japin më, ka qenë një turne i vështirë".
"Belgjika është padyshim një ekip i mirë, nuk mund të fajësoj djemtë, kemi dhënë gjithçka", përfundoi kapiteni i Anglisë. /Telegrafi/





























