LAJMI I FUNDIT:

Kandiq vlerëson dorëheqjen e Haradinajt dhe thotë: Mlladiq dhe Karaxhiq iknin e fshiheshin nga drejtësia

Kandiq vlerëson dorëheqjen e Haradinajt dhe thotë: Mlladiq dhe Karaxhiq iknin e fshiheshin nga drejtësia

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare (FHD), Natasha Kandiq, e ka vlerësuar të përgjegjshëm vendimin e Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe se nuk ishte një mashtrim politik, por një ngjarje e vërtetë.

Mediat serbe kanë raportuar se Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ka dërguar sot letër zyrtare me vendimin e dorëheqjes të parevokueshme të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pasi ditë më parë ka marrë ftesën për intervistim në Hagë, në cilësinë e të dyshuari të për krime krime lufte.

Kandiq në një deklaratë për FoNet, transmeton Telegrafi, përkujtoi se si Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq [të gjykuar për krime lufte në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi] ikën dhe u fshehën nga thirrjet e tilla dhe nga përgjegjësia.


“Çfarë do të ndodhë më tej dhe cilat do të jenë pasojat, kjo mbetet të shihet”, tha Kandiq, duke komentuar për dorëheqjen e Haradinajt.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se Haradinaj nuk paraqitet në Hagë si kryeministër i Kosovës, por si komandant i UÇK-së.

Kandiq mendon se tani i takon Serbisë që t’i shqyrtojë veprimet e saj, duke vlerësuar se vendimi i Kosovës për të vendosur taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia është pasojë e politikës armiqësore dhe të pashembullt të Serbisë ndaj Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori