Kandidatja për drejtoreshë në Spitalin e Mitrovicës, Mimoza Zeqiri, ka reaguar ndaj deklarimeve të Kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, në polemikën e tij me minsitrin e Shëndetësisë, lidhur me kandidatët për drejtor të Spitalit të Mitrovicës, ku ai e ka apostrofuar emrin e saj.
Zeqir, në reagimin e saj dërguar Telegrafit, e ka quajtur komunikatën tendencioze, duke sqaruar se asnjëherë nuk ka qenë e angazhuar në politikë dhe nuk dëshiron të komentoj deklaratat politike.
Zeqiri po ashtu shpjegoi se në konkurs nuk është kërkuar përvojë në shëndetësi, por përvojë menaxheriale, të cilat përvoja ajo thotë se i zotëron mjaft mirë.
Lexoni më poshtë reagimin e Zeqirit:
“Këto ditë jam akuzuar nga kryetari Agim Bahtiri, në mënyre të pabazuar dhe krejtësisht tendencioze se gjoja unë nuk kam përvojë shëndetësore për të ushtruar detyrën e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës. Përderisa, në konkurs nuk është kërkuar përvojë me shëndetësi porse përvojë menaxheriale, të cilat përvoja i zotëroj mjaft mirë. Personalisht asnjëherë nuk kam qenë e angazhuar në politikë dhe nuk dëshirojë t’i komentoj më tutje deklaratat politike të kujt do qofshin ato. Karrierën time profesionale të shkollimit e kam arritur vet dhe me ndihmën e familjes time. Kam kryer fakultetin juridik, kam vazhduar studimet posdiplomike të Magjistratures në njërin nga Universitetet me prestigjioze në Evropë atë të ‘Staffordshire University’, të Anglisë, e që jam në pritje të diplomës MBA (Master of Busines Administration). Po ashtu, karrierën time të punës dhe menaxheriale e kam ndërtuar vet dhe për këtë dëshmia më e mirë janë pozitat e larta udhëheqëse që i kam ushtruar në Institucionet më kredibile ndërkombëtare në vendin tonë si : zyra e BE-së në Kosovë, GIZ, Eptisa, ECO3 consultants, Qeveria Finlandeze, DRC, etj, dhe punoj edhe si konsulent për zhvillimin e biznesit në një kompani amerikane që ka për të krijuar një platformë online inteligjente të biznesit e cila ndihmon me analiza të tregut të patundshmërive në Amerikë. Vlen të theksohet se unë asnjëherë deri më tani nuk kam mbajt dhe ushtruar ndonjë post publik në Institucionet e Republikës së Kosovës. Prandaj, e tërë karriera ime është e ndërtuar nga puna ime duke qenë e përkushtuar dhe e përgjegjshme në të gjitha pozitat që kam udhëheqë.
Ky presion politik, linçim dhe shantazh që është duke u bërë ndaj meje, mendoj se është ndikim politik nga ana e tij, në institucionet e pavarura përkatëse qeveritare. Aq më shumë që është kryer vetëm pjesa e parë e testit me shkrim dhe nuk ka përfunduar ende procesi i përzgjedhjes së drejtorit të spitalit të Mitrovicës.
Është apostrofuar dhe akuzuar për ndikim politik edhe bashkëshorti im në këtë proces.
Më lejoni të sqaroj për ju dhe gjithë publikun, se bashkëshorti im Lulzim Zeqiri, tash e një vit nuk është në detyrën e këshilltarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Prandaj, konsideroj se janë akuza të liga, të pabazuara dhe krejtësisht për qëllime politike të tij.
Kam kandiduar për këtë pozitë udhëheqëse me qëllimin më të mirë për të kontribuar në këtë institucion shëndetësor të qytetit tonë. Jam shumë e përkushtuar që punët e mira që janë bërë t’i vazhdoj. Sikur që jam shumë e përkushtuar dhe e vendosur të ndërhyjë aty ku punët kanë ngecur, në mënyrë që qytetarëve të Mitrovicës t’i kthehet besimi në shëndetësinë publike. Të merr trajtimin adekuat, në kohë dhe në mënyrë të përgjegjshme nga mjekët tanë dhe i gjithë stafi. Të rris shërbimet shëndetësore, që disa ende mungojnë dhe të funksionalizojmë në tërësi të gjithë Spitalin e Mitrovicës”, ka shkruar Zeqiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!