Kandidatja për deputete Besa Luzha, flet për programin qeverisës të koalicionit AAK-PSD

Kandidatja për deputete në Kuvend të Kosovës nga radhët e AAK-së, Besa Luzha, në një intervistë të dhënë për “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur rreth kandidimit të saj në zgjedhjet parlamentare, dhe programit qeverisës që ofron AAK në kuadër të koalicionit me Partinë Socialdemokrate.
Luzha tha se programi qeverisës i koalicionit AAK-PSD është i fokusuar në dy shtylla kryesore.
“Vendi është duke kaluar në një fazë mjaft të rëndësishme, sepse patëm një qeveria që nuk mundi të vazhdoj më tutje për shkak të presioneve të mëdha mbi tema që janë shumë të rëndësishme për jetën tonë, siç janë dialogu dhe marrëdhëniet me Serbinë. Haradinaj vendosi që përkundër faktit që ishte ne qeveri t’ia rikthej sovranitetin qytetarëve sepse pati një bindje të caktuar që një dialog i tillë nuk mund të vazhdojë në atë mënyrë siç ka vazhduar deri tani. Kosova nuk mund të vazhdojë të japë për pajtimin me Serbinë”, ka thënë Luzha gjatë intervistës.

Luzha tha se gjithmonë ka qenë e mendimit se dialogu me Serbinë është i pabarabartë.
“Ne kemi hyrë gjithmonë në dialog duke dhënë dhe pa vija të kuqe, tani po kërkohet angazhim që ky proces të përmbyllet dhe të fokusohemi pastaj në temat që nuk kemi mundur të fokusohemi. Me qasjen qe kemi ne, 100 për qind shtet, sigurisht që do të përmbyllet dialogu me Serbinë dhe në favor të Kosovës, çfarë do të thotë 100 për qind shtet, ose jemi ose nuk jemi shtet, kur je shtet që ke shpallë pavarësinë dhe të kanë njohur shumë shtete me këta kufij ekzistues , ti nuk guxon të vendosesh vetën në një tavolinë dhe në gërshëre për shkak që Serbisë i intereson me të pamundësu me qenë shtet normal. Ne duhet ndryshe t’i qasemi”, ka thënë ajo.
Luzha tha se nuk do t’i ikin dialogut por do të jenë 100 për qind shtet dhe ky është pozicioni i koalicionit, ajo ka shtuar se nëse më 6 tetor marrin besimin e qytetarëve atëherë Kosova është e sigurt dhe nuk copëtohet.
“Kemi dijen dhe kemi të qartë së si duhet bënë gjërat, kemi vullnetin, guximin dhe dijen dhe besojmë që do të marrim besimin e qytetarëve”, ka pohuar ajo.
Luzha shpjegoi më gjerësisht se në çka do të fokusohet koalicioni AAK-PSD.
“Jam e kënaqur që këto do subjekte politike janë bashkuar në koalicion, dhe është bërë më plan pra është bashkim parimor dhe janë bashkuar dy qasje të ndryshme, AAK ka pasur qasje për zhvillimin ekonomik, tek sektori i biznesit te infrastruktura e tash subjekti politik PSD i udhëhequr nga Shpend Ahmeti ka shtuar kompetenten e politikave sociale, mbrojtjes së sferës së punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, përforcimit të ligjit për mbrojtjen e punëtorëve. Në një farë mënyre mund ta përmbledhim zhvillim ekonomik por jo në dëm të mirëqenies dhe dinjitetit të punëtorëve , këto janë dy shtyllat kryesore”, ka thënë Luzha.
Kandidatja Luzha po ashtu ka thënë se do të fokusohen edhe në kulturë, dhe se për këtë do i ndjekin shembujt më të mirë në botë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës