Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, është deklaruar pas dërgimit të kallëzimit penal në Prokurorinë Themelore të Pristhinës nga avokati i familjes Dehari Tomë Gashi për mos veprim.
Sylë Hoxha, tha se lidhur me rastin e vrasjes Astrit Deharit janë marr veprimet nga dita e parë kur jemi njoftuar se ka vdekur në Qendren e Parbaurgimit në Prizren dhe janë zhvilluar procedurat nga prokurori i çështjes në Prizren Metush Biraj dhe më vonë lëndë është dërguar në Prokurorinëw Speciale dhe nuk di çfarë ka ndodh më tutje.
“Asnjëherë se isha kryeprokruor nuk janë ndëprerë hetimet”, tha Sylë Hoxha për “Syri.net”.
Ai thotë se kjo është hakmarrje politike dhe është një arrogancë e Tomë Gashit, i cili merret me të pavërteta dhe thashethëme dhe është jo profesional.
Avokati Tomë Gashi sot ka bërë të ditur se ditë më parë familja e Astrit Deharit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-prokurorit Sylë Hoxha.
“Ashtu siç premtuam pas Referendumit për Vetëvendosje! ne sot po e publikojmë kallëzimin penal kundër ish Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ish Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ish kandidatit për deputet të Kuvendit të Kosovës nga LDK – Sylë Hoxha”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.