LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët që fituan mandatin dhe u certifikuan për deputetë

Kandidatët që fituan mandatin dhe u certifikuan për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese e këtyre zgjedhjeve me 42.30 për qind të votave të fituara, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta me 20.95 për qind të votave (24 ulëse), e pasuar nga Lidhja Demokratike (LDK) me 18.27 për qind (20 ulëse).

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me 7.06 për qind të votave (8 ulëse në Kuvend).


Përbërja e re e kuvendit do të ketë shumë emra të vjetër, por të numërt janë edhe kandidatët që për herë të parë do ta ushtrojnë funksionin e ligjvënësit.

Këta janë kandidatët që siguruan mandatin e deputetit:

Nga Lëvizja Vetëvendosje, mandat deputeti kanë siguruar: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla Schëarz, Avni Dehari, Mimoza Kusari Lila, Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti Selimi, Saranda Bogujevci, Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci, Hajrullah Ceku, Armend Muja, Jeta Statovci, Haxhi Avdyli, Albena Reshitaj, Artane Rizvanolli, Nezir Kraki, Adelina Grainca, Arbreshë Kryeziu, Arbër Rexhaj, Dimal Basha, Valon Hoti, Arbërie Nagavci, Liza Gashi, Valon Ramadani,  Labinotë Demi Murtezi, Fjolla Ujkani Halil Thaci, Agim Bahtiri, Fitore Pacolli Dalipi, Artan Abrashi, Salih Zyba, Adriana Matoshi, Drita Pajaziti, Fitim Haziri, Driton Hyseni, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Arjeta Fejza, Ilir Kërçeli, Fatmire Kollçaku, Arijeta Rexhepi dhe Rozeta Hajdari.

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit
Lexo po ashtu KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Në PDK, mandatet e deputetëve i morën: Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Enver Hoxhaj, Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Nait Hasani, Jakup Nura, Rrahman Rama, Artan Behrami, Mërgim Lushtaku, Elmi Reçica, Ferat Shala, Blerta Deliu-Kodra, Fadil Demaku, Altin Krasniqi, Xhevahir Geci, Abelard Tahiri, Ariana Musliu Shoshi, Rashit Qalaj, Eliza Hoxha, Arbnore Salihu dhe Kosovare Murseli.

Në LDK deputetë u bënë: Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Anton Quni, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku Sadriu,  Armend Zemaj, Hysen Cekaj, Fadil Hadërgjonaj, Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Krenar Xhaferi, Alban Zogaj, Arben Gashi, Paris Guri, Serbeze Muçaj dhe Arjeta Abazi.

E AAK-ja bashkë me Nismën do t’i kenë këta përfaqësues në Kuvend: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Fatmir Limaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Lahi Brahimaj, Arbreshë Krasniqi, Xhevahire Izmaku.

Në anën tjetër nga 20 ulëse e minoriteteve, dhjetë ulëse do t’i kenë komuniteti serb, prej tyre 9 Lista Serbe dhe një partia e Nenad Rashiq. Dhjetë ulëse i kanë fituar partitë e komuniteteve jo serbe.

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ votuan kundër. Ata paraprakisht u ankuan për procesin e votimit me postë duke paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Sami Kurteshi i LVV-së ka thënë se pa u përfunduar edhe mundësia e fundit ligjore në Kushtetuese, nuk mund ta votojë certifikimin e rezultateve.

Ndërsa Ilir Gashi nga PDK-ja ka thënë se duhet të adresohen të gjitha çështjet, përfshirë defektet e brendshme që kanë përcjellë procesin e kësaj here.

Alban Krasniqi i VV-së ka thënë se “shenjat e zeza që ka lanë ky proces dhe rreziku që këto të kalojnë pa e marrë rrugën e organeve të drejtësisë përbën rrezik të demokracisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Detaje nga hetimi i motrave Nikolli, zbulohet çfarë sekuestroi SPAK

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori