LAJMI I FUNDIT:

“Kanceri është një tmerr që fle në organizmin e të gjithëve”: Mjeku i famshëm tregon se çfarë alarmesh na dërgon trupi që nuk bën t’i injorojmë

“Kanceri është një tmerr që fle në organizmin e të gjithëve”: Mjeku i famshëm tregon se çfarë alarmesh na dërgon trupi që nuk bën t’i injorojmë

Edhe Steve Jobs dëgjoi këshillat e mjekut më të famshëm për trajtimin e kancerit, që i mundësoi atij të jetonte për shtatë vjet, pavarësisht nga forma më agresive e kancerit që kishte

Mjeku më i respektuar në mesin e të famshmëve, David Agus, fitoi respekt dhe famë duke trajtuar të famshmin Steve Jobs, një nga figurat kryesore në industrinë e kompjuterëve dhe inovacionit. Me udhëzimet dhe këshillat e tij, themeluesi i “Apple” jetoi shtatë vjet edhe pse kishte një formë të rrallë dhe të rëndë të kancerit të pankreasit.

Ai u takua me Jobs një vit pasi u diagnostikua me sëmundjen, transmeton Telegrafi.


– E takova atë rreth një vit pasi u diagnostikua me kancer pankreasi. Ai sapo kishte një rikthim të kësaj sëmundjeje. Unë angazhohem për një qasje agresive dhe inovative në trajtimin e kancerit. Unë besoj në mënyrat moderne të trajtimit dhe shërimit në tërësi. Mendoj se kjo i bëri përshtypje Steve – thotë doktori.

David fillimisht i tha të hante peshk, edhe pse Jobs ishte vegjetarian.

– Steve është një vegjetarian, por gjatë trajtimit ai hëngri peshk duke respektuar këshillën time. Unë gjithmonë them që është më mirë të përdorni yndyrë. Yndyrat patjetër duhet të hahen, por ato të mira, të pangopura.

David mund të fliste hapur për gjithçka me sipërmarrësin legjendar.

– Jobs ishte tepër i zgjuar dhe kuptonte terminologjinë mjekësore. Munda të flisja me të për gjendjen e tij pa thjeshtuar asgjë.

Cila është pengesa kryesore me kancerin, sipas ekspertit David Agus?

– Pengesa kryesore e kancerit është vetë natyra: ai është vetëshkatërrues, në kuptimin që ngatërron qelizat tona. Kanceri është një tmerr që fle në organizmin e secilit prej nesh. Ndonjëherë zgjohet shkurtimisht, duke hedhur jashtë një grup qelizash të çuditshme të quajtura tumore, por në shumicën e rasteve bie përsëri në letargji nën ndikimin e një arsenali të tërë të metodave të zgjuara të ndikimit. Por ndonjëherë, kur më së paku e presim, kjo “bishë” shpartallon mbrojtjen e të gjithë trupit, gjë që çon në çrregullimi e qelizës, dhe vjen deri te rritja e indit malinj – tha doktori dhe shtoi:

– Ne nuk e dimë se çfarë e shkakton kancerin dhe pse zhvillohet një tumor, por ekziston një supozim i paqartë se kanceri është i lidhur me një problem sistematik – një çrregullim kompleks i funksionit të trupit tonë që nuk duhet të trajtohet kirurgjik. Parandalimi është i rëndësishëm. Bëni qëllimin tuaj që vazhdimisht të studioni veten dhe të mbani shënime. Dëgjoni trupin tuaj dhe mbani mend se ju e njihni veten më së miri. Mjeku nuk do të hyjë në kokën tuaj ose nuk do të kuptojë shenjat tuaja. Asnjëherë mos i besoni verbërisht mjekut. Mos i lini të dhënat tuaja mjekësore te mjeku. Kërkoni kopje dhe mbajini me vete.

Ai thekson se është e rëndësishme të bëni disa gjëra në të njëjtën kohë gjatë ditës, si dhe të kujdeseni për atë që vendosni në trupin tuaj, sa ushtroheni dhe flini.

– Ndiqni rregullat e ushqimit të shëndetshëm, gjumit dhe aktivitetit fizik pavarësisht ditës së javës. Duhet të mësoheni të bëni gjithçka në të njëjtën kohë, për shembull, të hani drekë në të njëjtën kohë, të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë.

Mjeku beson se ndryshimi i rutinës së vendosur nuk është i mirë për trupin.

– Ndryshimi i mënyrës së gjumit gjatë fundjavës, në kuptimin që flini më gjatë, mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Nëse shkoni në shtrat në nëntë dhe më pas në dhjetë të mbrëmjes, ju gjithashtu prishni ciklin tuaj, edhe nëse flini të njëjtin numër orësh.

Ai posaçërisht nënvizon se mënyra se si përgatitemi për të fjetur është shumë e rëndësishme për një shëndet të mirë.

– Mësoni të përgatiteni për gjumë. Rrezatimi nga kompjuterët, televizorët apo telefonat celularë shtyp sekretimin e melatoninës – hormonit që stimulon gjumin. Të paktën gjysmë ore para se të shkoni në shtrat, fikni televizorin, telefonin ose kompjuterin në mënyrë që të keni një gjumë të qetë – thotë Agus.

Gjithashtu zbulon se mungesa e gjumit ndikon në sasinë e ushqimit që hamë.

– Mungesa e gjumit ndan trurin nga stomaku, gjë që çon në “ngrënie të pandërgjegjshme”. Kjo e bën trupin të besojë se është i uritur, ndërsa në fakt nuk është. Jepini trurit tuaj pushim. Momentet kur jeni “të mërzitur” në fakt janë një pushim për trurin tuaj.

Mjeku i personaliteteve të shumta me ndikim në mbarë botën paralajmëron se nuk duhet të anashkaloni asnjëherë aktivitetin fizik, veçanërisht ecjen.

– Përpiquni gjithmonë të praktikoni, sepse shumë praktikë është gjithmonë më mirë se të mos praktikoni fare. Lëvizja është shumë më e lehtë se sa duket, veçanërisht nëse e dini se është e vetmja provë shkencore e sekretit të rinisë që nuk kërkon investime, kohë apo para të veçanta – përfundoi doktor David Agus. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori