LAJMI I FUNDIT:

Kanadezi shpik fluturaken e cila punon me ujë [video]

Kanadezi shpik fluturaken e cila punon me ujë [video]

Shpikësi kanadez Raymond Li ka shpikur fluturaken personale e cila punon me ujë. Shpikja me emrin JetLev mund të fluturojë deri në dhjetë metra lartësi, e arrin shpejtësinë deri në 35 kilometra orë.

Shpikësit kanadez i janë dashur dhjetë vjet të përfundojë fluturaken e tij. Çanta e shpinës nga pleksiglasi “thithë” ujin i cili furnizon një gyp të madh, e uji nis motorin i cili krijon shtyrje dhe mundëson fluturimin.

Piloti ka kontroll mbi sasinë e ujit me të cilën ngritët nga toka dhe mbi drejtimin e lëvizjes së fluturakes. Përpunimi i një fluturake JetLek kushton rreth 100.000 dollarë.

“Askush nuk ka bërë diçka të ngjashme më herët. Të gjithë kanë menduar se isha i çmendur. Secili hap i krijimi të JetLevit ka qenë i vështirë”, ka thënë Raymond Li.


JetLev nuk është i mirë vetëm për zbavitje, por do të mund të shfrytëzohej edhe për shumë aktivitete shpëtimtare dhe për kontrollimin e integritetit strukturor të anijeve pas riparimeve.

Natyrisht, presim që shumë shpejt plazhet do të janë përplot njerëz me xhepa të thellë të cilët në vend se të fluturojnë me parashutë do të përdorin një JetLev. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Piloti u detyrua “të bënte një kthim prapa” pasi një grua u përpoq të hapte derën, ndërsa aeroplani ishte mbi Oqeanin Indian

Piloti u detyrua “të bënte një kthim prapa” pasi një grua u përpoq të hapte derën, ndërsa aeroplani ishte mbi Oqeanin Indian

Australia
Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Putin urdhëron lëvizjen më të madhe të rekrutimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Botë
Gjermania

Gjermania "lë pas historinë" - fillon përgatitjet për luftë

Evropa
Portretet e Donald Trump dhe Friedrich Merz vendosen pranë Mona Lizës brenda Luvrit në Paris

Portretet e Donald Trump dhe Friedrich Merz vendosen pranë Mona Lizës brenda Luvrit në Paris

Evropa
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Dodik shfaqet nga Moska

Dodik shfaqet nga Moska

Bosnja
Kalo në kategori