LAJMI I FUNDIT:

Kanadaja ndalon Huawei Technologies të Kinës nga rrjetet 5G

Kanadaja ndalon Huawei Technologies të Kinës nga rrjetet 5G

Kompanive në Kanada nuk do të lejohen të instalojnë pajisje Huawei në rrjetet e tyre 5G me shpejtësi të lartë.

Kështu ka bërë të ditur të enjten qeveria kanadeze, duke u bashkuar me aleatët në ndalimin e kompanisë gjigante të teknologjisë kineze, përcjell Telegrafi.

Kanadaja kishte qenë i vetmi anëtar i aleancës Five Eyes që nuk ndaloi ose kufizoi përdorimin e pajisjeve nga Huawei Technologies Co. Ltd. në rrjetet e saj 5G.


SHBA dhe anëtarët e tjerë – Britania, Australia dhe Zelanda e Re – e kanë ndaluar më parë Huawei.

“Ne po shpallim synimin tonë për të ndaluar përfshirjen e produkteve dhe shërbimeve të Huawei dhe ZTE në sistemet e telekomunikacionit të Kanadasë”, citohet të ketë thënë ministri i Industrisë, François-Philippe Champagne.

Ndalimi i Kanadasë përfshin gjithashtu ZTE Corp., një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Kinë dhe një që është në pronësi të shtetit.

Champagne shtoi se “ofruesit që tashmë e kanë të instaluar këtë pajisje do t’u kërkohet të ndërpresin përdorimin e saj dhe ta heqin atë”.

Ai tha se kompanive kanadeze wireless nuk do t’u ofrohet kompensim. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Microsoft heq dorë: Xbox pranon humbjen

Lojëra
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori