Dy anëtarë të Forcave të Armatosura kanadeze janë qëlluar me thikë në një qendër rekrutimi ushtarësh të hënën në Toronto.
Ngjarja u konfirmua nga Mark Saunders, shefi i policisë së Torontos, i cili tha se gjendja e të plagosurve është e qëndrueshme.
Sipas autoriteteve kanadeze, sulmi është krye nga një person 27-vjeçar që është arrestuar, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera në lidhje me të. Shefi i policisë tha se po hetohet edhe mundësia që sulmi të ketë lidhje me terrorizmin.
“Nuk jemi ende të qarta për motivet e këtij sulmi”, tha Saunders, i cili shtoi se autori është futur në ambientet e qendrës së rekrutimin dhe më pas ka qëlluar dy personat me uniformë ushtarake. /TCH/