LAJMI I FUNDIT:

Kanabisi në repartin ushtarak në Shqipëri, lirohen nga detyra 14 ushtarakë

Kanabisi në repartin ushtarak në Shqipëri, lirohen nga detyra 14 ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se pas zbulimit të parcelës me kanabis në repartin e Zall Herrit, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thirrur një mbledhje urgjente ku filloi një proces vlerësimi dhe analize për masat e marra dhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Ndërkohë janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 14 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes


Në këtë kuadër Shtabi i Përgjithshëm i FARSH ushtroi kontroll në Forcë Tokësore dhe Repartin Ushtarak me subjekt planëzimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes dhe sigurisë. Gjithashtu Shtabi i Përgjithshëm ndoqi analizat e zhvilluara në Forcën Tokësore dhe në Policinë Ushtarake mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë ngjarje. Nga ky proces, përfshirë edhe vetë analizën ë vetë Shtabit të Përgjithshëm, janë marrë masat e mëposhtme:

Janë liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të repartit ushtarak ku ndodhi ngjarja, përkatësisht:
Specialisti për sigurisnë në seksionin e zbulimit
1.2. Specialist për infrastrukturën/MNZSH

1.3. Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes

1.4. Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes

Propozimin për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.
2.1. Komandanti i Repartit Ushtarak

2.2. Komandanti i Policisë Ushtarake

2.3. Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak

2.4. Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit

2.5. Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit

2.6. Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet

2.7. Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak

2.8. Inspektor i Policisë Ushtarake

2.9. Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

2.10. Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

Masa disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të PU si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori