Kampioni i Kosovës, Feniksi tërhiqet nga të gjitha garat e futsallit

Skuadra e Drenasit, Feniksi ka njoftuar tërheqjen nga garat e futsallit në kampionatin e Kosovës.
Feniksi, klubi i trofeshëm në fusallin e Kosovës me shtatë tituj kampion dhe gjashtë Kupa, ka njoftuar tërheqjen nga të gjitha garat.
Është vet klubi nga Drenasi që me anë të një postimi ka zbuluar tërheqjen e cila sipas tyre është e detyrueshme dhe e dhimbshme.
Më poshtë keni postimin pa ndërhyrje të Feniksit: Dëshpëruese... Pas analizës të të gjitha detajeve dhe pas disa vitesh pjesëmarrje në futsallin vendor dhe atë ndërkombëtar , duke prezantuar vlerat e sportit dhe paraqitjes njerëzore në çdo hap para syve të të gjithëve, skuadra e Fc Feniks ka vendosur të ndërpres pjesëmarrjen në garat kampionale dhe garave për kupë duke u tërhjekur nga çdo aktivitet sportiv. Është vendim i dhimbshëm por i menduar gjatë dhe detajisht që sjell deri tek ky hap jo edhe i lehtë për ne, që ndër vite i kontribuam sportit me paraqitje dinjitoze dhe me vlera të sjelljes sportive, duke u renditur tashmë si skuadra më e suksesshme e futsallit kosovar që nga themelimi i saj.
















































